Skandal në Greqi! “Trimat” e “Agimit të Artë” nuk janë grekë por… shqiptarë! (video)







Skandal ka plasur në shtetin fqinjë Greqi!
Arsyeja?
“Trimat” e partisë neonaziste të “Agimit të Artë” janë shqiptarë!
Pra, siç citojnë burime për alb-observer.com, kohët e fundit anëtarët e kësaj partie, të cilët shoqërohen nga deputet të saj, kanë shkaktuar një sërë trazirash në vend duke sulmuar shitësit ambulant dhe shitësit e vegjël emigrantë, të cilët dispononin vend-shitje në tregjet e “Panaireve” dhe jo vetëm, duke u prishur postet dhe mallin e tyre, madje në disa raste ka patur dhe konfrontime fizike.

Madje, partia neonaziste e “Agimit të Artë” u shprehë hapur, tentuan dhe vazhdojnë të tentojnë të zëvendësojnë autoritete e sigurisë në vend, policinë etj, duke marrë një sërë iniciativash në shumë qytete të ndryshme të Greqisë për të “spastruar” vendin nga emigrantët. Dhuna fizike dhe në shumë raste ekzekutimi i individit (emigrantit) janë “puna” e tyre, të cilën fatkeqësisht në shumë raste e kanë realizuar…!
Të gjitha këto ngjarje të pa hijshme për Greqinë dhe demokracinë në vend, i kanë shkaktuar dhimbje koke qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Andonis Samaras, si dhe përplasjes së drejtpërsëdrejti me Ministrin e Rendit të Greqisë, Nikos Dendias, i cili reagoi menjëherë duke marrë masa ndaj deputetëve të partisë naziste të “Agimit të Artë”, si dhe ndaj “kaposhëve” që rrahin, dhunojnë fizikisht emigrantët e huaj në Greqi.
Kështu, pas lëvizjes së policisë dhe sigurimit të vend, efektivët e policisë u befasuan kur vërtetuan se të paktën njëri nga “kaposhët” e incidentit të ndodhur në panairin e qytetit të Megaras -ku ngjarjen alb-observer.com, jua paraqet të filmuar- rezultoi të ishte Shqiptar!
Edhe pse ai vetëquhet “Vorio-epirot”, sipas hetimeve rezultoi se ai kurrë nuk e ka përfituar shtetësinë greke, këtë gjë e vërteton dhe më së miri vetë Fletorja Zyrtare e Qeverisë, e cila kurrë nuk e përfshirë emrin e tij në listë. Me pak fjalë, çdo shtetas i huaj i cili ka aplikuar për të fituar shtetësinë greke dhe e ka fituar atë, emri i tij publikohet në Fletoren Zyrtare të Qevrisë!
Atëherë, lind pyetja cili është ky greko-shqiptarë neonazist kaq “trim”?!
Berti-dhe-hoteli
Ai është Roberto Chaidi, i cili disponon dhe një hotel luksoz në Lukovë, po, po në Lukovë; “Hotel Palace Lukova”!
Madje, në hotelin e tij luksoz në Lukovë, vitin e shkuar u organizua dhe “Miss Albania 2011”.
Ndiqni në vazhdim dy videot që vijojnë, njëra i përket incidentit të Megaras, ndërsa tjetra i përket “Miss Albania 2011”….!:
 Shiko Videon: