Plas sherri në Big Brother, ja biseda mes tyre




Sherri mes Marselinit dhe Anaidit tashmë ka përfunduar. Të dy ofenduan njëri-tjetrin, me fjalë të rënda dhe debati i tyre u kthye në një sherr.
Debati filloi pasi Marselini i thotë Anaidit “ti je turp për çunat e Tironës sepse ti pështyn aty ku ha, je me shumë fytyra”. Kjo bën qëAnaidi të acarohet dhe ia kthen “ti s’ke argumenta, t’i flet si gratë”. Ndërkohë që Anaidi shpreh nervozizëm, i thotë Xhimit që ndodhet mes tij dhe Marselinit se ky i fundit ka thënë se Xhimi i duket si “femer”.
Marselini e pranon këtë gjë dhe fillon të sqarohet me Xhimin duke i thënë se këtë gjë ai e ka menduar me të vërtetë dhe një natë më parë e ka pyetur drejtpërdrejt Xhimin. Për këtë arsye këtu nuk ka vend për një debat mes tyre. Xhimi i thotë se Marselini duhet t’ia thotë atij dhe jo ta diskutojë me të tjerët.
Ndërkohë që Marselini përpiqet që të sqarohet me Xhimin, Anaidi ndërhyn përsëri me tone më të ashpra dhe i thotë se “i pafytyri është Marselini sepse ka folur pas krahëve për banorët e tjerë”. Marselini ia kthen “Ti je i pafytyrë sepse nuk arrite të përballoje dot debatin me mua dhe nxite Xhimin”.
Xhimi ndjehet i ofenduar nga Marselini dhe i acaruar i kërkon shpjegime duke i thënë se ai ka bërë gabim sepse në këtë mënyrë e ka etiketuar si “femer” përpara miliona shikuesve, ndërsa Marselini justifikohet se ai ishte thjesht një mendim si edhe disa banorë të tjerë.
Fillimisht Marselini mundohet që të ruajë qetësinë dhe i thotë Anaidit se nuk ka pse të nervozohet. Mirëpo Anaidi nga ana tjetër vazhdon ta ofendojë duke i prekur në një farë mënyre burrërinë. Ata të dy i drejtohen njëri-tjetrit duke i thënë “ti s’je burrë” dhe në këtë moment acarohen të dy dhe akoma edhe më shumë. Ata i afrohen njëri-tjetrit duke bërtitur, por ndërhyjnë banorët e tjerë, kryesisht djemtë që i largojnë dhe mundohen të shuajnë gjakrat.
Djemtë e tjerë të shtëpisë i tërheqin prej krahësh në drejtime të kundërta duke u munduar që t’i qetësojnë dhe i këshillojnë që të qetësohen sepse me këtë mënyrë sjellje janë të humbur që të dy.
Pas një kohe të gjatë, sherri i tyre fillon të marrë përsëri tone më të qeta dhe duket se djemtë e kalojnë edhe këtë situatë mes tyre. Megjithatë ata vazhdojnë t’u qëndrojnë fjalëve ofenduese dhe etiketimeve të ndryshme që kanë bërë gjatë gjithë kohës, në adresë të njëri-tjetrit.
Më vonë, Anaidi i propozon Marselinit të vendosin disa rregulla dhe norma mes njëri-tjetrit që edhe kur të debatojnë të paktën mos kalojnë në ofendime personale. Por Marselini nuk pranon, ai thotë që në këtë lojë nuk ka norma, madje edhe karakteri i njeriut nuk ka norma.
Pas disa minutash Marselini i kthehet dhe e pyet Anaidin se çfarë kërkon ai, mos vallë do të bëjë paqe? Anaidi ja kthen që të paktën kur debatojnë të heqin pjesën e ofendimeve, sepse edhe ai nuk e perdor, por jo se ka frike nga Marselini. Ai e pyet sërish Marselinin nëse kërkon të ketë gjithmonë debat me të. Nëse ai e kërkon këtë gjë atëherë duhet ti heqi nga fjalori fjalët “legen dhe govatë”, në të kundërt Aninaidi do ta injorojë tërë kohës duke mos ju përgjigjur debateve të Marselinit.
Është e drejta e çdonjërit të veprojë sipas mënyrës së tij dhe nëse dëshiron mund të mos i flasi përgjatë gjithë kohës, i përgjigjet Marselini,
Anaidi këmbëngul që ai po flet për ta qetësuar situatë dhe jo ta acarojë, por nëse Marselini ofendon ai do ta neglizhojë gjatë gjithë kohës dhe nuk do ti flasë.
Shiko Videon: