Messi do të largohet nga Barcelona !?….(Video)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë të ditur se në një të ardhme do të largohet nga Nou Camp për të kaluar në radhët e skuadrës, Newell’s Old Boys ku edhe e nisi karrierën e tij. “Nuk e di se kur do të ndodh, por sigurisht se do të luajë për Newell’s Old Boys. Dua të luaj në ligën e Argjentinës sepse ajo ka rëndësi të madhe për mua”, deklaroi Messi për mediet argjentinase. Messi u largua nga qyteti i tij i lindjes Rosario në vitin 2000 si 13 vjeç, dhe iu bashkua Barcelonës. Ai ka kontratë me gjigantin katalan deri më 2018, kur do të jetë 31 vjeç. Me fanellën e Barcelonës ka zhvilluar 369 ndeshje, shënoi 303 gola dhe fitoi 17 tituj përfshirë tre herë Ligën e Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës. Per te pare vi edon hidhni nje sy me pos shte.