Jonilda Asllani bën operacion gjoksin dhe kthehet ne BB6 (Foto)



Një tjetër lajm për modelen bukuroshe është ai i ndërhyrjes plastike që ka bërë në gjoks. Jonilda Asllani, modelja që mori famë pas hyrjes në “Big Brother” si e infiltruar ka shtuar masën e gjoksit dhe këtë e ka bërë ekskluzivisht për emisionin Big Brother Albania 6. Eshte nje program ne qender te secilit do te qendrojne nderhyrjet plastike qe bejne personazhe te njohur, te gjitha keto nen vezhgimin e kamerave të Big Brother Albania 6. Gjoksi i ri, i rritur ne permasa i shkon shume Jonildes, dhe permbush imazhin e nje vajze seksi.


Jonilda-Asllani-BigBrother-Albania6.2[1]Sekreti i saj ishte pikërisht “që do të bëjë një ndërhyrje estetike brenda shtëpisë së ‘Big Brother’”. Banorët nuk dinë asgjë për këtë sekret të sajin, pasi ata mendojnë se Jonilda doli nga shtëpia si më pak e preferuara nga publiku.
Jonilda ditën e diel ka kryer një ndërhyrje estetike në gjoks dhe tashmë ndodhet fare pranë banorëve dhe më e bukur se kurrë, pasi gjithçka mbaroi me sukses dhe ajo gëzon shëndet të plotë.
Arbana përpara ca minutave kërkon lidhjen me dhomën ku ndodhet Jonilda dhe fillon që ta pyesë atë se si ndjehet. Jonilda i pergjigjet  se tashmë ndjehet shumë mirë me shëndet. Ajo thotë se është ndjerë pak e vetmuar duke ndenjur shumë pranë banorëve, por vetëm duke i ndjekur nga televizori i monitorum nga Top Channel.
Pas pak orëve Jonilda do të hyjë në shtëpinë e Big Brother në një mënyrë shumë të këndshme.