Ja çfarë thotë Balotelli për Barcelonën






Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, ka thënë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë, edhe pse kohët e fundit kanë pasur disa probleme.

“Nuk keni nevojë ta motivoni veten për të luajtur kundër Barcelonës. Shpresoj që bashkëlojtarët e mi të luajnë mirë, por edhe nëse nuk luajnë mirë, vetëm dua që ata të kualifikohen”.
“Unë nuk mund të luaj në Ligën e Kampionëve, kështu që vetëm mund t’i qëndroj afër skuadrës”.
“Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe do të jenë të uritur për fitore. Ata mund të kenë disa probleme, por përsëri mbeten ekipi më i mirë në botë”, ka thënë Super Mario.