Doni të fitoni 20.000 euro? Afati deri më 30 korrik (video)

Doni të fitoni 20.000 euro? Atëherë duhet t’i jepni përgjigje një pyetjeje që na vjen nga lashtësia, por që vazhdon të shkaktojë dhimbje koke, të cilën  po jua paraqet më poshtë: “Royal Society of Chemistry” (Shoqata Mbretërore e Kimisë) që ndodhet në Britaninë e Madhe, vendosi të ofrojë një shpërblim në para për atë që do të jetë në gjendje t’i japë përgjigje pyetjes:
Përse uji i ngrohtë ngrin më shpejt se uji i ftohtë?
Me këtë fenomen janë marrë shumë shkencëtarë gjatë shekujve, por ende nuk është gjendur një përgjigje. Nëse ju mund ta shpjegoni këtë dukuri, atëherë do të fitoni shumën prej 20.ooo eurosh, si dhe famë në të gjithë botën.
Dukuria
Nëse vendosim në një frigorifer dy gota të njëjta me të njëjtën sasi uji, por në njërën gotë uji të ketë temperaturë 35 gradë Celsius ndërsa në gotën tjetër 100 gradë Celsius, do të vëreni se më shpejt do të ngrijë uji me temperaturë 100 gradë Celsius.
Kjo dukuri njihet që nga lashtësia dhe ka vënë në mendime nga Aristoteli deri tek Fransis Bacon apo Kartesion. Por deri më sot, askush nuk ka dhënë një shpjegim.
Fenomeni Mpemba
Dekadat e fundit njihet si “Fenomeni Mpemba”, nga emri i Erasto Mpemba nga Tanzania.
Në vitin 1968, studenti Mpemba e vërejti gjatë një eksperimenti të bërë këtë dukuri. Ai pyeti profesorët, por nuk i dhanë shumë rëndësi pyetjes së tij. Por Mpemba këmbënguli dhe iu drejtua profesorit të universitetit Dar el Salam në Tanzani, i cili filloi studimet rreth këtij fenomeni. Kështu, këto studime morën përmasa botërore dhe mes shkencëtarëve njihet si “Fenomeni Mpemba”.
Afati kohor
Në videon e mëposhtme do të ndiqni eksperimentin që është bërë në lidhje me këtë dukuri. Nuk është kryer në frigorifer, por në natyrë, në temperaturë -15 gradë Celsius. Nëse keni një përgjigje, atëherë mund ta dërgoni në adresën e mëposhtme deri më 30 Korrik.
KLiKO KETU PER TE PARE VIDEOn