Dasma e çmendur, çifti i veshur si Fjona dhe Shreku

Një çift amerikan ka vendosur që ceremonia e martesës së tyre të jetë si në përralla… në kuptimin e parë të fjalës.
Paul Bellas dhe Heidi Coxshall u veshën si Shreku dhe Fiona për të shkëmbyer unazat, ndërsa të ftuarit ishin veshur si Borëbardha, Hirushja, Bukuroshja e Fjetur etj.
Cifti kishte një marrëdhënie 5-vjeçare dhe një djalë 4-vjeçar, i cili i frymëzoi për këtë martesë: “Djali ynë e pëlqen shumë filmin Shrek dhe menduam që do të ishte bukur të martoheshim si Shreku dhe Fiona.”
Heidi u shpreh: “Unë nuk jam elegante dhe mendova se do të dilja shumë mirë si Fiona. Edhe të ftuarit e pëlqyen idenë tonë dhe pranuan të visheshin edhe ata si personazhe përrallash.”
4-vjeçari Leo kishte veshur kostumin e gomarit për të plotësuar kastin e filmit në këtë martesë të çuditshme