Çiljeta dhe Noizy, një dashuri gangsterësh

Një subjekt filmi për 3 minuta. Është historia e dy të rinjve problematikë që konsiderohen si gangsterët më të mëdhenj të kohës, të cilët bien në dashuri gjatë një sipërmarrjeje kriminale.
Kjo është tema që trajton kënga dhe videoklipi i ri, realizuar në bashkëpunim nga Noizy dhe Çiljeta, me kompozim të Flori Mumajesit.
Video paralajmëruese tashmë është publikuar, ndërsa pritet që brenda pak ditësh të shfaqet edhe videoklipi në terësi, realizuar nga Entermedia.
“Besoj se do të shndërrohet shumë shpejt në hit, pasi ka një fabul të paparë”, kishte deklaruar më herët Çiljeta, duke shtuar: “Është një çift gangsterësh të dashuruar. Nuk dua ta zbuloj të gjithë fabulën, sepse ndryshe bie interesi, por dua të them që do të jetë një këngë spektakolare, si nga teksti, muzika, po ashtu edhe videoklipi. Produksioni “Entermedia” që ka marrë përsipër xhirimet, do të na japë një klip të tipit minifilm hollivudian”.
Rreth 1 muaj më parë Çiljeta Xhilaga solli në jetën fëmijën e saj të parë,  Fernandon, ndërkohë që tashmë është gati të debutojë në muzikë si nënë. Megjithatë siç duket edhe nga pamjet, video është regjistruar gjatë kohës kur  Çiljeta ka qenë shtatzënë.


Shiko Videon