Bukuria e “gjakosur” e Kim Kardashian-it (Foto)

Drakula do e kishte adhuruar këtë skene plot gjak... Ne episodin e fundit te motrave Kardashin ne Miami, i cili është transmetuar dje ne Shtetet e Bashkuara, Kim-i ka provuar një trajtim bukurie te veçante, për disa... te frikshëm. “Me pëlqen te provoj gjithçka qe mund te me beje te ndihem me mire dhe me e re.” - ka thënë ajo para kamerave.

Pas këshillave te një miku, e dashura e Kanye West-it ka trokitur ne derën e një klinike qe propozon disa mënyra te çuditshme bukurie te quajtura “vampire lift”. Parimi? Merret gjak nga krahu i pacientit, kampioni me gjak vendoset ne centrifuge ne mënyrë qe te pastrohet dhe me pas ai injektohet ne fytyre. Kjo mendohet te jete një procedure qe rigjeneron lëkurën dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

Pa paragjykuar te mirat e këtij trajtimi, klithmat e lëshuara nga Kim-i tregonin se duhet te jesh shume i (e) motivuar për te provuar këtë teknike.